Microsoft dhe AMD kanë punuar së bashku që të përmirësojnë performancat e Windows 10 në harduerin AMD. Azhurnimi i majit për Windows 10 tani ka karakteristikën e cila e ndryshon mënyrën se si punon vegla Windows scheduler me harduerin AMD. Më parë scheduleri krijonte probleme që ndikonin në performancat e procesorëve AMD Ryzen, shkruan ITPro.
Azhurnimi do të duhej të ulte latencën, falë faktit se si shfrytëzohen threadët e procesit nga ana e një bërthame dhe njëkohësisht i mundësohet Windows 10 që të shfrytëzojë rritjen e konsiderueshme të taktit për të siguruar përmirësime për performancat e PC-së.
Më parë ishin paraqitur dëshmi shtesë që AMD-ja ka potencial për të larguar Intelin nga froni i çipave PC, ndërsa ishin paraqitur në formë të testeve për AMD Ryzen 9 3950X. Bëhet fjalë për procesor mainstream me 16 bërthama, të cilët do të duhej të kenë rezultate impresive në benchmark, shkruan KOHA Ditore.
Informuesi i njohur për CPU, TUM_APISAK ka arritur benchmark rezultate prej 5869 pikësh në testin single-core dhe 61072 në testin multi-core. Ky çip nuk pritet para vjeshtës, dhe nëse rezultatet janë autentike, do të jetë një konkurrencë e denjë për produktet e Intelit.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë
-
Suplementi kundër dhimbjes së nyjave mund ta nxisë përparimin e Alzheimerit
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë