Hulumtuesit e sigurisë së Avastit kanë zbuluar lëshime serioze të sigurisë në rreth 600,000 gjurmues apo trackerë për fëmijë, të cilët shiten në Amazon dhe dyqane të tjera online. Pajisjet zbulojnë të dhëna të cilat dërgohen në cloud, ku përfshihen koordinatat GPS të fëmijëve në kohë reale.

Gjithsej 29 modele trackerësh, të krijuar nga prodhuesi kinez Shenzhen i365 Tech dhe të shitura përmes brendeve të ndryshme, treguan shenja të lëshimeve të lartpërmendura, shkruan KOHA Ditore. Avast Threat Labs fillimisht e analizoi trackerin e fëmijëve T8 Mini, ku u zbulua se aplikacioni shoqërues po shkarkohej nga një sajt i pasigurt, duke zbuluar kështu informacione për përdoruesin. Lëshime shtesë të sigurisë përfshijnë informacione për llogarinë e përdoruesit, ndërsa gabimet në dizajnimin e trackerit mund të lejojnë që ndërhyrësit ta falsifikojnë lokacionin e përdoruesit ose t’i qasen mikrofonit.
Nga kompania Avast u bëjnë thirrje përdoruesve që të kalojnë në produkte alternative të brendeve që janë më të besueshme dhe kanë siguri të integruar në produktet e tyre. Përveç kësaj, rekomandohet ndryshimi i fjalëkalimeve të paracaktuara të administratorit në fjalëkalime më komplekse.
Për një analizë më të thellë të lëshimeve të sigurisë të gjetura në trackerin T8 Mini GPS, mund ta lexoni postimin e blogut "Avast Decoded threat intelligence" (https://decoded.avast.io/martinhron/the-secret-life-of-gps-trackers/).
-
Avasti akuzohet për shitje të të dhënave të përdoruesve kompanive të mëdha
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve
-
8.5 milionë pajisje u prekën nga avaria kibernetike
-
Amazoni dënohet me 25 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve
-
Facebooku alarmon përdoruesit për vjedhjen e fjalëkalimeve