Australia do të prezantojë ligje në parlament për të rritur dënimet për kompanitë që janë subjekt i shkeljeve të mëdha të të dhënave personale, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm, Mark Dreyfus, shkroi të hënën Reuters.
Kjo masë pritet të merret pasi sulmet kibernetike të profilit të lartë kanë goditur miliona australianë në javët e fundit.
Sektorët e telekomunikacionit, financiar dhe qeveritar të Australisë kanë qenë në gatishmëri të lartë që kur Optus në pronësi të Singtel, kompania e dytë më e madhe e telekomit në këtë vend, zbuloi më 22 shtator një hakim që rezultoi me vjedhjen e të dhënave personale nga deri në 10 milionë llogari.
Lëvizjet e Qeverisë australiane do të nisin nga kjo javë, për të rritur dënimet për shkelje të përsëritura ose serioze të privatësisë.
Me ndryshimet e propozuara, dënimet maksimale do të rriten nga 2.22 milionë dollarë në 50 milionë dollarë.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
-
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve
-
Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik
-
Meta bllokon mbi gjysmë milionë llogari në Australi