Rregullatori i medias në Australi do të detyrojë kompanitë e internetit të ndajnë të dhëna se si i kanë trajtuar dezinformatat, sipas ligjeve të reja.
Autoriteti Australian i Komunikimeve dhe Mediave do të zbatojë një kod të industrisë së internetit në platforma jobashkëpunuese, njoftoi qeveria të hënën, duke iu bashkuar të tjerëve në mbarë botën që kërkojnë të reduktojnë përhapjen "e gënjeshtrave të dëmshme në internet".
Ligjet e planifikuara janë përgjigje ndaj një hetimi të ACMA-së që zbuloi se katër të pestat e të rriturve australianë kishin përjetuar dezinformata rreth COVID-19 dhe 76 për qind mendonin se platformat në internet duhet të bënin më shumë për të ulur sasinë e përmbajtjeve të rreme dhe mashtruese në internet.
Ligjet përputhen gjerësisht me përpjekjet e Evropës për të ndaluar përmbajtjet e dëmshme në internet, të cilat do të hyjnë në fuqi deri në fund të vitit 2022.
“Platformat digjitale duhet të marrin përgjegjësinë për atë që është në faqet e tyre dhe të ndërmarrin veprime kur shfaqen përmbajtje të dëmshme ose mashtruese”, tha në një deklaratë ministri i Komunikimit Paul Fletcher, raportoi Reuters tëhënën.
Australianët kishin më shumë gjasa të shihnin dezinformata në shërbime më të mëdha si Facebook dhe Twitter, të Meta Platforms, ka thënë ACMA.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Pas ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijë, Australia paditet për cënim të lirisë së fjalës
-
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
-
Australia me ligj për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
-
Australia do t’i ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç