Neve njerëzve na pëlqen të vendosim etiketa dhe kufij në gjëra. Për shembull, kufiri midis atmosferës së Tokës dhe hapësirës është linja Kármán, pika në 100 kilometra lartësi ku përfundon aeronautika, dhe fillon astronautika.
Por atmosfera e Tokës është shumë më e komplikuar se kaq (janë edhe disa debate rreth asaj se ku duhet të jetë linja Kármán).
Tani një ekip astronomësh ka zbuluar se ajo është më e madhe se sa kemi menduar - duke u shtrirë deri tek Hëna, dhe po aq larg përtej saj. Ky rajon quhet gjeokorona, pjesë e një shtrese atmosferike të quajtur ekzosferë, shkruan sot Koha Ditore.
Është kjo një re e rralluar e hidrogjenit neutral që shkëlqen në dritë ultravjollcë. Për shkak se është kaq e hollë, është e vështirë të matet; më parë, kufiri i sipërm i saj mendohej të ishte rreth 200,000 kilometra nga Toka, sepse kjo është pika në të cilën presioni i rrezatimit solar do ta mbizotëronte gravitetin e Tokës.
Sipas të dhënave nga Observatori Diellor dhe Heliosferik (SOHO) i bashkëzotëruar nga Agjencia Hapësinore Evropiane dhe NASA, kufiri nuk është as së afërmi. Sipas shkencëtarëve, gjeokorona shtrihet deri në 630,000 kilometra.
Edhe
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën
Kjo do të thotë se kjo e mbërthen satelitin tonë të dashur në një përqafim atmosferik. "Hëna fluturon nëpër atmosferën e Tokës", tha fizikani Igor Baliukin nga Instituti i Kërkimeve Hapësinore të Rusisë. Në fakt, në një distancë mesatare prej 384,400 kilometrash, ajo është pothuajse në mes të saj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)