Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Asusi sjell serinë e telefonave në shtator

Kompania Asus raportohet se kah muaji shtator do të lansojë telefonin e ri ZenFone 4, i cili do të ketë disa versione.

Asusi do të prezantojë këta telefona më 21 shtator në një ceremoni që do të mbahet në Romë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zenfone 4 Max (ZC554KL) vjen me shenjën e modelit ASUS X00ID dhe është pasues direkt i telefonit Zenfone 3 Max. Pritet që të ketë bateri më të madhe dhe specifika të segmentit të mesëm, transmeton Koha.net.

Zenfone 4 Pro është pajisje e re në serinë Zenfone, ashtu që ende nuk dihet se ku pajisja do të pozicionohet. Numri i modelit të këtij telefoni është ASUS Z01GD.

Zenfone 4 Selfie është pajisje, e cila është paraqitur tashmë në GFXBench dhe janë të ditura disa specifika. Telefoni ka emrin e modelit ASUS Z01MD, çip Snapdragon 625, kamerë 16MP me video-xhirim 4K dhe kamerë për selfi prej 12MP.

Në listë ndodhen edhe tri pajisje Zenfone 4, prej të cilave njëra është e dedikuar ekskluzivisht për Verizon. Asus ka planifikuar ta publikojë serinë e telefonave Zenfone 4 në maj, por ndryshimi i dizajnit dhe përditësimet ndikuan në shtyrjen e tyre deri në korrik.