Muajin e kaluar, policia britanike kreu një konfiskim të madh të armëve të zjarrit, që u printuan në format 3D, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Oficerët nga Komanda Speciale zbuloi “fabrikë të armëve të zjarrit 3D”, në Londër më 7 tetor, ku po punoheshin armë të shumta.
Rritja e kësaj dukurie, për autoritetet është shqetësuese, derisa u tha se nuk do të donin t'i shihnit rrugët e Britanisë me armë të tilla.

Aktualisht, komponentët e printuar 3D formojnë vetëm disa nga pjesët e nevojshme për të punuar një armë, afro 90 për qind të një arme reale. Por, këto armë janë edhe vështirë të gjurmueshme pasi nuk përmbajnë numra serialë.
“Gjërat kanë ecur shpejt. Unë sigurisht që do të parashikoja më shumë rritje të kësaj, teknologjia është zhvilluar, dizajni dhe softueri është i qasshëm në uebfaqe”, deklaroi Peter Squires, profesor i kriminologjisë në Britani.
Nëpërmjet printerit 3D, përdoruesi mund të krijojë objekte me përmasa reale. Fillimisht dizajnohet objekti, përdorën materialet e ndryshme si plastika, goma, metali dhe letra.