Policia në Skoci ka sekuestruar për herë të parë një armë të bërë duke përdorur një printer 3D, sipas të dhënave të marra nga revista lokale “1919 Magazine”.
Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2023 janë regjistruar dy incidente të veçanta në të cilat është përdorur arma dhe më pas është dërguar në laboratorët e policisë për analiza mjeko-ligjore.
Policia e Skocisë tha se po punonte me partnerë, përfshirë forcat në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, për të trajtuar rreziqet që vijnë nga prodhimi, shpërndarja dhe mbajtja e armëve të zjarrit të improvizuara.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo lloj arme është e lirë dhe e lehtë për t’u prodhuar, por ata thonë se nuk ka gjasa të përbëjë një rrezik më të madh për qytetarët.
7 copë armë të tilla u kapën në të gjithë Britaninë e Madhe në vitin 2022, tre më shumë se një vit më parë./Euronews Albania
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
Dy të ndaluar në Vushtrri, sekuestrohen armë dhe municione
-
Që nga 2005-ta janë shkatërruar rreth 16 mijë armë
-
Bastisje në Prishtinë e Klinë, sekuestrohen disa armë dhe arrestohen tre persona