Shumë kompanitë mbështeten fort në ARM dhe procesorët e saj.
Kjo është për shkak se ato përdorin arkitekturën e ARM-së për procesorët e tyre e cila mund të gjendet në shumicën e pajisjeve mobile sikur smartfonët dhe tabletët, transmeton Koha.net. Në fakt, më herët këtë vit, kompanitë si Lenovo pati lansuar laptopët e rinj me procesorët e bazuar në ARM.
Të mos harrojmë se edhe kompania gjigante siç është Apple, thuhet se është e interesuar në procesorët e ARM-së për kompjuterët e saj Mac të ardhshëm. Megjithatë, lind pyetja nëse procesorët e ARM-së ofrojnë të njëjtat nivele të performancës për dallim nga ato të Intelit, dhe duket se ARM mendon se mund të ofrojë, sipas një plani të publikuar së fundmi për procesorët e saj të ardhshëm.
Sipas kompanisë, premton se do të jenë në gjendje të ofrojnë performancë më të mirë mbi 15 për qind për çdo vit nga tani deri në 2020-ën, ku mendon se deri atëherë procesorët e saj do të tejkalojnë ato të Intelit, përcjell Koha.net. Natyrisht, kjo nënkuptohet vetëm nëse kompanitë sikurse Inteli të qëndrojnë në një vend e të mos bëjnë asgjë, por nëse ARM mund të tejkaloj nivelin e Intelit atëherë në të ardhmen e afërt kompjuterët me procesorë të saj mund të jenë të mundshëm.
Siç është cekur edhe më lartë, se Apple mund të furnizohet me procesorët e ARM-së, nëse ky plan do të arrihet suksesshëm atëherë ajo e ardhme nuk do të jetë shumë larg.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë