Pothuajse dy vite nga debutimi i Apple M1, çipit të parë ARM të gjigantit të iPhone, kompania tashmë ka një pasardhës: M2, shkruan Bloomberg.
Ndërsa modeli M1 u shqua për arritjet e Apples në efikasitet dhe performancë, objektivi i M2 është rafinimi dhe përmirësimi i mëtejshëm më tepër sesa revolucioni. Këtë herë e gjithë vëmendja e kompanisë ka shkuar te rafinimi.
Duke pasur parasysh sesi Apple ka shkallëzuar M1 deri në një pikë sa të shkrijë dy të tillë në një të vetëm për të formuar M1 Ultra në Mac Studio, mbetet për t’u parë sesi Apple do ta shfrytëzojë dizajnin e M2, shkruan PCWorldAlbania.
Çipi M2 ofron deri në 24GB RAM krahasuar me vetëm 16GB RAM në M1 si dhe dyfishin e bandwidthit të memories prej 100GB/s.
Apple thotë se efikasiteti është përmirësuar ndjeshëm dhe përdoruesit mund të presin deri në 18% më shumë performancë krahasuar me M1.
M2 mund të pajisjet me grafika deri në 10 bërthama të cilat, sipas Apple, janë 35% më të fuqishme në nivelin më të lartë të konsumit të energjisë.