Apple do të vijë me përmirësime të dukshme në serinë iPhone 14. Kështu ka zbuluar një nga informatorët më të famshëm të telefonave të mençur, Ming-Chio Kuo, shkruan të enjten “Bloomberg. Ai është veçanërisht i njohur për informacionet rreth pajisjeve Apple.
Kuo ka deklaruar se Apple do ta përmirësojë dukshëm kamerën e përparme në serinë iPhone 14.
Ai ka thënë se të katër modelet nga seria iPhone 14 - iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max do të kenë një sensor të kamerës së përparme të përmirësuar, me dimension f/1.9 dhe mbështetje për fokusim automatik. Ky informacion me siguri do t’u pëlqejë atyre që bëjnë selfie.
Kamera e përparme aktualisht në modelet e iPhone 13 vjen me dimension f/2.2 dhe një fokus fiks.
Me një dimension më të gjerë, modelet e iPhone do të jenë në gjendje të marrin më shumë dritë.
Nga ana tjetër, mbështetja e fokusimit automatik do të përmirësojë fokusin gjatë një telefonate FaceTime ose videotelefonate duke përdorur aplikacione të tjera.
Këtë vit Apple do të distancojë ndjeshëm modelet Pro nga modelet e zakonshme dhe Max. iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max do të prodhohen me çipin Apple A16 Bionic, ndërsa dy modelet e tjera - iPhone 14 dhe iPhone 14 Max do të prodhohen me të njëjtin çip si modelet e iPhone 13 - Apple A15 Bionic.