Kanë mbetur më pak se tre muaj që nga lansimi i linjës së telefonit të ri të Appleit, iPhone 14. Bazuar në lansimet tradicionale, lëshimi i pajisjeve të reja do të bëhet në shtator. Spekulimet kanë nisur. Thuhet se iPhone i ri mund të përjetojë ridizajnim, të ketë përditësimin më të madh të kamerave ndër vite e shumëçka tjetër.
Poshtë gjeni listën që “9to5Mac” ka renditur për gjithçka që dihet deri tash për iPhone 14:
Si do të quhet?
Pritet që linja të marrë vetëm numrin e ri – pra numrin 14. Megjithatë, është në dyshim nëse Apple do ta rikthejë sërish brendin “S”. Sipas spekulimeve, linja e re e telefonit do të ketë ndryshime të dukshme në këtë pjesë. Ka pasur raportime edhe që Apple do të heqë numrat fare e do të ketë riemërtim vetëm në bazë të madhësisë, “Pro” si dhe të marrë prapashtesën bazuar në vitin e lansimit. Detajet për këtë do të zbulohen në shtator.
Pa njollë, por...

Ndryshimi më i madh që pritet të vijë me iPhonein e vitit 2022 është largimi i asaj që po quhet njollë e që gjendet në pjesën e sipërme përpara. Kjo shenjë u shfaq për herë të parë në iPhone X dhe ka ngelur deri tash. Ajo mban senzorët si “Face ID”.
Analisti i besueshëm i Appleit, Ming-Chi Kuo ka raportuar se Apple do të heqë “njollën e madhe” duke lëshuar në vend të saj dy më të vogla që do të kenë formë tjetër e njëra do të mbajë kamerën.
Siç shkruan “9to5Mac” iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max do të kenë ekrane më të mëdha.
iPhone 13 Pro ishte 6.06 inç, ndërsa 14 Pro do të jetë 16.12 inç. iPhone 13 Pro Max ishte 6.68 inç, ndërsa gjenerata e re do të jetë 6.69.
S’ka “touch ID”

Përderisa në fillim u raportua se Apple do të sjellë opsionin e “Touch ID” nën ekran, kjo më nuk përflitet. Është raportuar se Apple do të detyrohet të shtyjë këtë opsion për vitin e ardhshëm.
Sipas Kuos, Apple ka bërë më pak “përparim” se që është pritur për të hequr veçorinë elektronike për njohjen e gishtave. Ai ka thënë se ka shanse që veçoria të përfshihet në butonin për fikjen e telefonit, por gjasat janë të mëdha që “Touch ID” të mos përfshihet fare sivjet.
Ndryshimi më i madh në kamera ndër vite

iPhone 14 do të përmirësojë dukshëm kamerën e përparme, sipas Kuos. Ndryshimi më i madh do të jetë në veçorinë e autofokusit. Pritet që kamera kryesore të vijë me 48 megapikselë, rritje e dukshme në krahasim me 12-megapikselëshin në iPhone 12. Thuhet se sistemi i videos do të përkrahë incizimin 8K për herë të parë.
Mbushës tradicional
Për shumë vjet, është raportuar se Apple do të sjellë telefon pa asnjë vrimë – pra të jetë tërësisht pa kabllo. Është diçka që po testohet e që nuk mund të vijë sivjet. Madje Apple pritet të ndërrojë kabllot në formatin USB-C më 2023, por sivjet do të ruajë atë tradicionalin.
Performanca: Ndryshim i madh

Linja e re e iPhoneit pritet të bëjë të qartë dallimin e madh strategjik në mes modeleve “Pro” dhe atyre që s’janë të tillë.
Për herën e parë, Apple pritet të sjellë procesorë të rinj vetëm te modelet Pro. Dy modelet thuhet se do të kenë çipin A16, ndërsa modelet pa Pro do të mbesin me atë A15, sikur te linja e iPhone 13.
Data e lansimit
Me përjashtim të iPhone 12, kur u shty lansimi për shkak të pandemisë, të gjithë telefonat e kompanisë janë lansuar në shtator. iPhone 14 pritet të ndjekë këtë rrugë.
Çmimi
Është parashikuar që iPhone 14 Max të kushtojë rreth 900 dollarë