Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple rrezikon gjobë të madhe nga Bashkimi Evropian për praktika anti-konkurruese

Apple është akuzuar nga Bashkimi Evropian për shkelje të rregullave të konkurrencës me dyqanin e aplikacioneve App Store.

Komisionerja për Konkurrencën, Margaret Vestager, në një cicërimë në rrjetin social Twitter thoshte se konsumatorët po humbasin.

Akuzat vinë pas dy vitesh hetime nisur nga një padi e Spotify që thoshte se Apple po pengon inovacionin.

Apple rrezikon një gjobë të madhe dhe mund të detyrohet të ndryshojë politikat e saj për të bindur autoritetet.

“Praktikat e Apple dëmtojnë konkurrencën sidomos në music streaming duke rritur kostot e zhvilluesve të aplikacioneve konkurrente. Kjo bën që konsumatorët e këtyre shërbimeve rivale të detyrohen të paguajnë më tepër në pajisjet iOS”, shkruhej në deklaratën e KE.

Në përgjigje Apple ka thënë se nuk kishte marrë asnjë komisionin për 99% të abonentëve të Spotify.

Edhe “Apple” paditet për politikat “anti-konkurrencë” rreth aplikacioneve Tech “Apple” paditet për politikat “anti-konkurrencë” rreth aplikacioneve

Vestager shtoi se përfundimet paraprake tregojnë se Apple është në shkelje të ligjit Evropian për konkurrencën.

Autoritetet Evropiane dhe Amerikane prej kohësh po hetojnë Applen për dy probleme: pamundësia për të përdorur sisteme pagesash të jashtme në App Store dhe aplikimi i komisionit 30% për blerjet brenda aplikacioneve.

Përveç Spotify, krijuesi i lojës Fortnite Epic Games gjithashtu ka dërguar një padi të ngjashme tek Apple për komisionin 30%. Kjo bëri që Apple ta largonte Epic nga App Store.