Tech

Apple përgatit MacBook Pro 16 |inçësh me ekran OLED edge-to-edge

Raporti më i ri sugjeron që Apple po përgatit një laptop të ri MacBook Pro, i cili do të përdorë ekran OLED. Raporti thekson se ky laptop do të përdorë ekran 16 inçësh all-screen, sipas Ubergizmo.
Më herët këtë vit, analisti Ming-Chi Kuo pohoi gjithashtu se gjatë këtij viti mund të përgatitet MacBook Pro 16 inçësh, por atëherë nuk kishte asnjë informatë për implementimin e ekranit OLED, kështu që tani kemi informacione të freskëta.
Edhe pse raporti i ri nuk e përmend në mënyrë specifike ekranin edge-to-edge, theksohet se laptopi mund ta ketë të njëjtën madhësi si modeli 15,6-inçësh, që do të thotë se ekrani pritet ta mbulojë një sipërfaqe më të madhe dhe të ketë korniza më të holla, shkruan KOHA Ditore.
MacBookët e Apple tashmë janë duke përdorur OLED, por vetëm për sektorin e laptopëve Touch Bar. Nëse raportet e fundit janë të vërteta, ky mund të jetë laptopi i parë OLED i Apple.
Gjithashtu, raportet e mëhershme theksonin se Samsungu do të jetë furnizuesi i vetëm i ekraneve të sipërpërmendura, gjë që nuk është për t'u habitur, sepse kompania koreano-jugore është një nga prodhuesit më të mëdhenj të paneleve OLED në këtë moment.