Nju Jork, 16 gusht – Në SHBA, kompania “Apple” ka të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, 2,4 milionë persona.
Kompania e njoftoi këtë në një komunikatë duke nënvizuar se numri i të punësuarve është katërfishuar këto tetë vitet e fundit.
Kompania “Cupertino” punëson drejtpërdrejt 90 000 persona. Një pjesë e madhe e punonjësve është në sektorin e aplikikacioneve. Aplikacionet funksionojnë për 1,9 milionë amerikanë.
Këtyre u shtohen 9 000 kompani furnizuese amerikane për të cilat Apple ka shpenzuar 60 miliardë dollarë në 2018 dhe që numërojnë 450 000 punonjës.
“Ne jemi në linjë me objektivin e njoftuar në janar 2018 për të kontribuar drejtpërdrejt në ekonominë amerikane me 350 miliardë dollarë në vitin 2023”, deklaroi Apple/ANSA.
-
Apple premton 100 miliardë dollarë për prodhimin në SHBA
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nga garazhi në gjigant global, Apple feston 50 vjet inovacion mes sfidave të inteligjencës artificiale
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Amazoni shkurton 16.000 vende pune