Apple pritet të përdor një sistem tredimensional për njohje të fytyrës në iPhone 8 dhe këtë është duke e bërë për të përforcuar sigurinë e telefonit.
Analisti i teknologjisë Rod Hall ka thënë se gjiganti amerikan do të përdorë sistemin e ri 3D, i cili pritet të zëvendësojë skanerin për njohje të gishtërinjve, ndërsa më parë është raportuar se pajisja mund të ketë një skaner iris.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkaneri i ri 3D do t’ia shtojë edhe 10 ose 15 dollarë faturës për krijimin e iPhone 8. Moduli që pritet të përdoret është VR, teknologji mjaft e përdorur tashmë.
Kjo do t’i hapte rrugë Apple që të përmirësohej edhe në aspektin e lojërave. Për këtë opsion Apple mund të ketë një aksesorë shtesë AR/VR.
Telefonat e rinj të Apple pritet të lansohen në muajin shtator.