GSMArena raporton se Apple pritet të lansojë tre iPhone në vjeshtë të këtij viti, por lansimi i njërit prej tyre mund të shtyhet për një apo dy muaj.
Sipas këtyre raporteve iPhone 8 me madhësi 5.8 inç (nëse Apple nuk vjen me ndonjë emër tjetër), mund të shtyhet për në tetor ose nëntor për shkak të problemeve me teknologjinë 3D, transmeton Koha.net.
Teknologjia e ndjeshmërisë 3D nga Apple mbledh imazhe nga kamera e pasme dhe ajo para me një sensor të dedikuar infra të kuq që do të përdoret për selfie 3D dhe në lojëra që do të zhvillohen për ta shfrytëzuar këtë teknologji.
Kjo do të jetë e pranishme vetëm në këtë iPhone 8, dhe jo në iPhone 7s apo 7s Plus, prandaj këta dy telefona pritet ta ndjekin ciklin e zakonshëm të lansimit të iPhoneve.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025