Nëse partneriteti mes Samsungut dhe Applet ishte në listën tuaj të parashikimeve për 2019-ën, atëherë ia keni qëlluar. Samsungu, sot në panairin e teknologjisë CES 2019, ka zbuluar se Apple do të sjellë iTunes (aplikacioni për muzikë) në televizorët e saj Smart, së bashku me mbështetjen për AirPlay 2 (aplikacioni për shpërndarjen e videove, fotove, muzikës, etj., në televizorë).
Aplikacioni në fakt do të quhet “iTunes Movies and TV Shows”, dhe do të jetë në dispozicion për mbi 100 shtete, transmeton Koha.net. Megjithatë, mbështetja për AirPlay 2 do të jetë në dispozicion për 190 shtete.
Gjithashtu, do të keni mundësi që të përdorni aplikacionin për lëshuar përmbajtjen tuaj që posedoni, si dhe për të marrë përmbajtjen e re nga dyqani iTunes Store, shkruan neowin. Po ashtu, do të ofrojë mbështetje edhe për të gjitha funksionet e televizorëve Smart të Samsungut.
Kjo është hera e parë që iTunes do të përdoret edhe në pajisjet që s’janë të Applet, përveç kur iTunes ishte i pranishëm edhe te Windowsi, kështu që kjo është e rëndësishme. Më herët, e vetmja mënyrë për të shikuar përmbajtjet e iTunes në një televizor ishte përmes televizorëve të Applet. Duket se Apple tani është më shumë e fokusuar në ofrimin e shërbimit sesa në shitjen e televizorëve të saj.
iTunes do të jetë pjesë e të gjitha televizorëve e rinj Smart të Samsungut, ndërsa për modelet e 2018-ës do të jetë në dispozicion përmes një përditësimi.