Apple ka shpalosur një veçori që do t’i shtohet shërbimit “Apple Music” më vonë gjatë muajit. Quhet “Apple Music Sing (Këndo)” dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë të abonuarit në “Apple Music” në gjithë botën nëpër iPhone, iPadë e televizorin e ri Apple TV 4K.
Veçoria është version i karaokes. “Apple Music Sing” mundëson leximin e teksteve të këngëve, që t’ua lehtësojë përdoruesve të këndojnë me këngët e tyre të pëlqyera. Niveli i zërit mund të editohet ashtu që të këndohet njëzëri me këngën origjinale, apo t’ia ulë zërin këngëtarit.

Teksti i këngëve shfaqet në kohë reale. Madje ekziston edhe opsioni i dueteve që ndan ekranin ashtu që kënga të interpretohet nga miqtë apo familja.
Në të njëjtën kohë, “Apple Music” ka lansuar edhe 50 lista këngësh.
Kompania ka paralajmëruar se veçoria e re do të lansohet këtë muaj.
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
-
Banka ProCredit sjell Apple Pay në Kosovë për klientët e saj
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA