Të mërkurën Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar rreth aplikacionit “1pont5” që i ndihmon njerëzve për distancë sociale, por aplikacioni nuk i kryen shumicën e detyrave bazike të tij, raporton VICE.
Këtë javë, një divizion i OKB-së ka njoftuar për aplikacionin e ri të distancimit social, të krijuar në mënyrë që t’i alarmojë njerëzit që afrohen për së tepërmi me një person tjetër gjatë pandemisë së koronavirusit, transmeton KOHA.
Motherboard ka dalë në përfundim që aplikacioni “1point5” është thuajse jofunksional. E një hulumtues i pavarur ka theksuar se si aplikacioni mund të jetë në masë të madhe jo efektiv për shkak të mënyrës se si i njofton përdoruesit e tij. Aplikacioni përdorë Bluetooth por jo vetëm telefonat mobil që supozohet se njerëzit i mbajnë në xhep.
Lajmi ka nënvizuar se si dalja e aplikacioneve të ndryshme të shumëllojshme dhe teknologjive të reja duhet të ndihmojnë gjatë pandemisë, madje edhe qeveritë.
“’1point5’ e mat distancën me telefonat dhe pajisjet e tjera për sa kohë që është i ndezur Bluetooth-i i tyre. Telefonave e tjerë nuk u duhet që ta kenë aplikacionin e instaluar në mënyrë që ta detektojnë prezencën e tyre”, shkruhej në komunikatën e Laboratorëve të Teknologjisë dhe Inovacionit të OKB-së (UNTIL), të mërkurën.
Edhe
Ekspertët alarmohen pasi ChatGPT Health nuk rekomandon spitalin edhe kur rrezikohet jeta
Kur përdoruesit e shkarkojnë 1point5, aplikacioni supozohet t’i njoftojë ata kur një pajisje me Blotooth është 1.5 metra larg telefonit të tyre apo mund të vendosin vetë ta rrisin distancën për pak. Aplikacioni supozohet që ta japë mesazhin “Ju lutem mbani distancë” nëse e detekton një pajisje për së afërmi.
Por kur Motherboard e shkarkoi aplikacionin gjatë javës për shkak të njoftimit zyrtar të OKB-së, aplikacioni nuk i kryente, aplikacioni nuk kryente as veprimet bazike. Motherboard e testoi aplikacionin në pajisje të ndryshme Android dhe i mbajti afër me telefona të tjerë me Bluetooth të ndezur. Aplikacioni nuk detektoi padisje të tjera në ndonjë nga testet.
Përdorues të shumtë duket se kanë hasur në të njëjtin problem, sipas vlerësimeve të lëna te aplikacioni në Google Play Store.
“Humbje kohe... Ky aplikacion nuk po funksionon”, tha një përdorues.
“Aplikacion koti ju lutem mos e shkarkoni, humbje kohe”, ka shkruar një tjetër.
Aplikacioni ka edhe një tjetër të metë në mënyrën e krijimit të tij. Hulumtuesi i pavarur dhe konsulenti Ashkan Soltani ka vërejtur se përshkrimi i aplikacionit thotë se softueri është bërë që të alarmojë përdoruesin për prezencën e një pajisjeje me Bluetooth, por jo telefona të tjerë. Të gjitha llojet e pajisjeve përdorin Bluetooth, nga Playstation, të kompjuterët, te altoparlantët, te “smart home” e deri te pajisjet e tjera të shumta.
Edhe
Programi që mund t'i transformojë smartfonët në termometra që zbulojnë me saktësi temperaturën
“E kuptoj që një pjesë e rëndësishme e përgjigjes ndaj pandemisë është t’i ndihmosh njerëzit që të jenë të vetëdijshëm e vigjilentë për distancim social. Por nuk jam i sigurt nëse prania e alarmimit të telefonit sa herë të kalosh pranë një sinjalit të Bluetooth i ndihmon, përveç se i bën ata nervoz; veçanërisht në apartamente, ndërtesa e vende pune të dendura”, ka thënë Soltani për Motherboard.
Kur u kontaktua nga Motherboard për herë të parë të mërkurën përfaqësuesi i OKB-së për media, Stephane Dujarric De La Riviere, u përgjigj përmes emailit: “nuk kam dëgjuar kurrë për këtë aplikacion”. Por nuk janë përgjigjur në emailat e tjerë në të cilat është kërkuar konfirmim se aplikacioni është produkt zyrtar i OKB-së, transmeton KOHA.