Aplikacioni i Microsoftit, Your Phone, mundëson t’i sinkronizoni mesazhet, njoftimet dhe fotot nga telefoni i përdoruesit në kompjuter. Aplikacioni ishte fillimisht në dispozicion për Windows Insiderë, ndërsa tani ka mbërritur edhe versioni i parë publik.
Duhet ta instaloni Your Phone në Windows 10 PC, si dhe aplikacionin Companion në telefonin Android (me version të OS 7.0+) dhe pastaj t’i lidhni ato. Fotot nga telefoni do të shfaqen në galerinë e aplikacioneve, ndërsa është e mundur t'i tërhiqni ato në PC-në tuaj.
Mesazhet SMS menaxhohen gjithashtu në mënyrë burimore, madje edhe kur bëhet fjalë për bisedat në grup. Është i mundur leximi dhe shkrimi i mesazheve në ekran të madh dhe në tastierë. Së shpejti përdoruesve do t’u mundësohet edhe dërgimi i fotografive përmes MMS-ve, shkruan KOHA Ditore.

Njoftimet nga telefoni shfaqen gjithashtu në kompjuterin tuaj, por aktualisht nuk ka opsion për t'iu përgjigjur këtyre njoftimeve. Versioni për Insiderë e përmban funksionin i cili e tregon ekranin e telefonit, duke e mundësuar shkrimin e përgjigjeve në njoftimet nga PC-ja.
Aplikacioni Your Phone është në dispozicion në Microsoft Store ndërsa për përdoruesit arrinë gradualisht, kështu që ndoshta nuk do ta shohin të gjithë në të njëjtën kohë. Microsofti thekson se ai do të jetë në dispozicion për të gjithë në ditët në vazhdim.
-
Aplikacioni i Microsoftit Your Phone mundëson ruajtje të drejtpërdrejtë të fotografive
-
Microsoft lehtëson transferimin e të dhënave nga smartfoni në kompjuter
-
Microsofti lanson një super aplikacion për telefonat Android
-
Aplikacionet mobile të ridizajnuara të Microsoft Office e lexojnë tekstin me zë
-
Aplikacioni i ri Android i Microsoftit i kombinon të gjitha veglat e Offices në një vend