Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Aplikacionet Windows 10 Mobile Office do të mund të përdoren deri në vitin 2021

Po afrohet fundi i platformës Windows 10 Mobile. Tashmë e dimë se mbështetja teknike për sistemin operativ mobil merr fund më 10 dhjetor, ndërsa tani e kemi datën zyrtare të përfundimit të mbështetjes për aplikacionet Windows 10 Mobile Office, raporton Engadget.

Aplikacionet e Windows 10 Mobile Office nuk do të kenë më mbështetje zyrtare nga 12 janari 2021. Kjo do të thotë që Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote për pajisje mobile nuk do të marrin më përmirësime të bugëve, azhurnime të sigurisë dhe mbështetje të përgjithshme teknike, shkruan KOHA Ditore. Aplikacionet do të punojnë edhe më tutje, por nuk do të mund të instalohen në pajisje të reja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky njoftim nuk është befasi e madhe, ashtu si edhe përfundimi i mbështetjes për Windows 10 Mobile. Platforma nuk ka shënuar sukses dhe gradualisht është shuar, ndërsa përdoruesve të rrallë të kësaj platforme u këshillohet të kalojnë në Android ose iOS.