Duke filluar në tremujorin e katërt të vitit 2019, adhuruesit e telefonave inteligjentë Nokia mund të marrin një azhurnim të Android 10 dhe të shijojnë përvojën më të fundit të këtij softueri.
Juho Sarvikas, drejtor i Produkteve në HMD Global, tha telefonat e kompanisë do të jenë edhe më të shpejtë me sistemin e ri operativ.
“Ne jemi prodhuesi i vetëm 100% i dedikuar për sistemin më të ri operativ Android në të gjithë portofolin tonë. Programet tona beta, të cilët na ndihmojnë të realizojmë premtimin tonë unik Android e bëjnë përvojën tuaj me Nokia më të mirë," tha ai.
Sarvikas ka siguruar pronarët e telefonave inteligjentë Nokia se do të marrin azhurnime dyvjeçare të sistemit dhe azhurnime trevjeçare të sigurisë, transmeton KosovaPress.
-
Retro telefoni i ri i Nokias mund të paraqitet deri në fund të muajit
-
Nokia 2.3 është telefoni më i ri Android One
-
Nokia i ri do të lansohet në fillim të muajit të ardhshëm
-
Xiaomi, OnePlus dhe Essential i bashkohen Google në publikimin e Android 10
-
Nokia 7.2 pritet të vijë me 6 GB RAM dhe Android Pie