Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni ndalon dërgesat me pakicë në Rusi dhe Bjellorusi

Amazon

Amazoni ka pezulluar aksesin në Prime Video në Rusi dhe nuk po dërgon më porosi me pakicë për klientët në Rusi dhe Bjellorusi, ka bërë të ditur kompania të martën.

Përveç kësaj, Amazoni nuk po shet më “New World”, video-lojën e lëshuar së fundmi me shumë lojtarë të kompanisë, në Rusi.

Vendimet shënojnë hapat më të fundit të Amazon për t'u larguar nga Rusia dhe përkojnë me një lëvizje të raportuar më parë të CNN për ndalimin e regjistrimeve të reja për Shërbimet Ueb të Amazon, platforma masive fitimprurëse e kompjuterit cloud të Amazon.

“Duke pasur parasysh situatën e vazhdueshme në Rusi dhe Ukrainë, ne kemi ndërmarrë veprime shtesë në rajon. Ne kemi pezulluar dërgimin e produkteve me pakicë për klientët me bazë në Rusi dhe Bjellorusi dhe nuk do të pranojmë më klientë të rinj AWS me bazë në Rusi dhe Bjellorusi dhe shitës të palëve të treta të Amazon. Ne po pezullojmë gjithashtu aksesin në Prime Video për klientët me bazë në Rusi dhe ne nuk do të marrim më porosi për Neë Ëorld, e cila është e vetmja lojë video që ne shesim drejtpërdrejt në Rusi”, thueht në deklaratën e Amazonit.

Ky njoftim vjen pas një deklarate të mëparshme të Amazonit se kjo kompani ka ofruar ndihmë për sigurinë kibernetike për Ukrainën.

Artikuj të ngjashëm