Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni mundëson pagesën “me pëllëmbë”

Nga sot, klientët në dyqanin ”Whole Foods” në lagjen ”Capitol Hill” të Seattlet do të jenë në gjendje të paguajnë për ushqimet e tyre edhe “me pëllëmbë”.

Kompania Amazon, që bleu zinxhirin e dyqaneve ushqimore të “Whole Foods” më 2017, instaloi pajisjet e veta skanuese të dorës.

”Kompania ka në plan të zgjerojë teknologjinë pa shitës në shtatë dyqane shtesë ‘Whole Foods’ në muajt e ardhshëm”, tha përfaqësuesi i kompanisë Amazon, Dilip Kumar në një postim në blog.

Amazoni, që shpesh përdor Seattlen si një laborator për të testuar teknologjitë, zbuloi skanuesit në dy dyqane vjeshtën e kaluar. Që nga ajo kohë, ato janë instaluar edhe në 10 dyqane të tjera.

”Deri më tash, mijëra klientë janë regjistruar për të përdorur terminalet”, tha Kumar.

Përdoruesit regjistrohen duke skanuar pëllëmbën e tyre dhe duke e lidhur atë me një kartë krediti ose llogari të Amazonit, pastaj shfrytëzojnë pëllëmbën për të paguar, po përmes skanimit. \atsh

Artikuj të ngjashëm