Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni do të hapë dyqane të mëdha në SHBA

Amazoni është duke planifikuar që të hapë dyqane të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Titani i shitjeve online është duke u zgjeruar edhe më tutje në shitjet fizike me pakicë.

Dyqanet do të jenë të mëdha rreth 30,000 metra katrorë, dhe do të ofrojnë produkte nga brendet shumë të njohura, sipas një raporti të Wall Street Journal.

Amazoni ka hapur dyqanin e parë për shitje fizike, në mars të vitit 2021 jashtë SHBA-së, në të cilin shiten kryesisht ushqime të përgatitura, gjëra ushqimore dhe pajisje Amazon.

Blerësit shikohen rreth dyqanit nga kamera dhe sensorë që gjurmojnë se cilët artikuj janë vendosur në shportë, duke hequr kështu nevojën për të punësuar staf të ri.

Edhe Amazoni shkurton 16.000 vende pune Tech 5 muaj më parë Amazoni shkurton 16.000 vende pune

Në SHBA, Amazon bleu zinxhirin ushqimor organik Whole Foods Market për 13.7 miliardë dollarë. Që atëherë, ajo ka lansuar rreth dy duzina dyqanesh Amazon Go, të cilat janë gjithashtu dyqane komoditeti pa arkë.

Ai gjithashtu ka dy dyqane ushqimore Amazon Go, të cilat janë më të mëdha në madhësi, dhe 10 supermarkete Amazon Fresh në Kaliforni dhe Illinois.