Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazon ofron të paguajë shkollimin e 750 mijë punëtorëve

Kompania Amazon ka ofruar të mbulojë koston e shkollimit të kolegjit për të gjithë 750 mijë punonjësit e saj të vijës së parë në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi vjen ndërsa gjiganti i blerjeve në internet përpiqet të tërheqë dhe mbajë staf në mes të mungesës së fuqisë punëtore në industri.

Kompania ka thënë se do të investonte 1.2 miliardë dollarë në skemë, me punëtorët që do të kenë qasje në fondet vjetore për sa kohë që ata qëndrojnë në Amazon.

Është kompania e radhës e madhe që ofron financimin e arsimit të punëtorëve pas lëvizjeve të ngjashme nga Walmart dhe Target.

Në një postim në blog, Amazon shtoi se oferta e saj për shkollim në kolegj do të zbatohej në "qindra partnerë arsimimi në të gjithë vendin" pa deklaruar se cilët prej tyre.

Gjigandi i blerjeve ka thënë se do të mbulonte edhe lloje të tjera të arsimit duke përfshirë diplomat e shkollës së mesme dhe kurset e gjuhës angleze, si dhe zgjerimin e trajnimit të karrierës në punë në 300 mijë.

Artikuj të ngjashëm