Amazoni ka lansuar “Astron”, robotin e parë shtëpiak, që ka teknologjinë e shtëpisë së mençur, Alexa, raporton BBC.
Kompania ka thënë se roboti mund të programohet, në rast se nuk jeni në shtëpi, për t’u kujdesur për kafshtë shtëpiake, njerëzit apo sigurinë e shtëpisë.
Po ashtu gjatë kontrollit të shtëpisë i dërgon mesazh pronarëve se ka gjetur gjëra të dyshimta.
Amazon ka thënë se është më tepër se “Alexa me rrotë” dhe se është programuar me një sërë lëvizjesh e shprehjesh, për t’i dhënë personalitet.
Roboti i vogël po ashtu ka një kamerë që del nga koka.
Amazoni thotë se roboti, që kushton afro 860 euro, mund t’i ndihmojë të moshuarit.
Artikuj të ngjashëm
-
Amazoni provon robotët në vend të punëtorëve
-
Amazoni do të paguajë 25 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve
-
Musk: Robotët e Teslas mund t'i ndjekin njerëzit për ta parandaluar krimin
-
Amazoni i nis satelitët e parë në hapësirë, synon shpërndarje masive të internetit
-
ChatGPT lanson robotin virtual më të mençurin në botë