Aktori hollivudian, William Shatner do të bëhet personi më i vjetër në botë, i cili do të udhëtojë në hapësirë, përmes kapsulës nën-orbitale, Blue Origin.
Aktori 90-vjeçar i cili ka luajtur rolin e kapitenit James T Kirk në filmin “Star Trek”, është nisur për në hapësirë, nga një shkretëtirë e Teksasit, bashkë me tre persona të tjerë.
Udhëtimi i Shatnerit në hapësirë, është mundësuar nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, dhe do të zgjasë vetëm 10 minuta.
Aktori do të përjetojë një periudhë të shkurtër pa peshë ndërsa ngjitet në një lartësi maksimale pak më shumë se 100 km. Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të shohë lakimin e Tokës përmes dritareve të mëdha të kapsulës.
"Ekziston ky mistik i të qenit në hapësirë dhe shumë më afër yjeve dhe të qenit pa peshë," tha ylli kanadez para nisjes.
-
Princi William kritikon miliarderët: Në vend se të shkoni në hapësirë, rregulloni Tokën
-
Tom Hanks thotë se do të pastronte tualete për të shkuar në hapësirë
-
Tom Hanks e refuzoi ofertën e Jeff Bezos për të udhëtuar në hapësirë
-
Jeff Bezos dhe tre shoqërues udhëtojnë në hapësirë
-
Jeff Bezos me vëllain do të shkojnë në hapësirë