Showbiz

Tom Hanks thotë se do të pastronte tualete për të shkuar në hapësirë

Ylli i Hollywoodit, Tom Hanks, është treguar i gatshëm të marrë çfarëdo pune vetëm që të shkojë në hapësirë.

Aktori më parë refuzoi ofertën e bashkëthemeluesit të “Amazon”, Jeff Bezos për të hipur në fluturimin “Blue Origin” para se ylli i “Star Trek” William Shatner të pranonte ftesën, por nuk pranoi të paguante 28 milionë dollarë për të fluturuar.

Dhe tani aktori amerikan ka pranuar se do të bënte gjithçka që të shkonte në hapësirë.

“Unë do të doja të isha ai që është i ngarkuar me detyrën për të shërbyer ushqim dhe për të bërë shaka përgjatë udhëtimit në Hënë. E të njëjtën do të bëja edhe atje”, ka thënë 67-vjeçari për “Daily Telegraph”.

Ai ka deklaruar se do të ishte ai që bën shaka, pastron, përgatit ushqim dhe mban të gjithë të kënaqur.

“Kjo mund të jetë një ide e mirë. Unë do të bëj të gjithë punën. Do të pastroj tualetin. Do të shërbej ushqim. Do t’i palos rrobat. Do t’i rregulloj pajisjet. Në këtë mënyrë të tjerët mund të jenë të lirë të bëjnë gjëra të tjera”, ka thënë ylli.

Në ditën historike të 20 korrikut 1969 kur njeriu shkeli Hënën për herë të parë, Hanks ka qenë 13 vjeç dhe ishte fascinuar nga ai fakt.

Image
Skenë nga filmi i vitit 1995, "Apollo 13", ku Tom Hanks luan rolin kryesor