Kompania për lëshimin e objekteve me qira, Airbnb, ia ka pezulluar qasjen Rusisë dhe Bjellorurisë, raportoi Reuters të martën.
“Mysafirët në mbarë botën nuk do të jenë në gjendje të bëjnë rezervime për qëndrime në Rusi ose në Bjellorusi. Mysafirët që aktualisht gjenden në këto dy vende nuk do të mund të bëjnë rezervime të reja”, ka thënë kompania amerikane në një reagim të martën.
Rezervimet që janë bërë pas 4 prillit do të anulohen, derisa Airbnb tha se ka pasur probleme me transaksione të parave nga shtetasit e Rusisë për shkak të sanksioneve që Perëndimi ia vendosi shtetit rus, pas pretendimeve për pushtimin e Ukrainës.