Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ai-Da, roboti që pikturon e flet

Ai-Da

Me një brushë në duart bionike, duart e Ai-Da’s lëvizin ngadalë. Brusha prek te ngjyrat dhe më pas bën lëvizjen e ngadalshme te letra që e ka para saj, raporton “The Guardian”.

Sipas Aidan Mellerit, krijuesit të robotit humanoid, Ai-Da, është gjë e madhe.

Në një dhomë të vogël në Librarinë Britanike të Londrës, Ai-Da, është bërë roboti i parë që pikturon siç kanë pikturuar artistët me shekuj.

Me sytë kamera të fiksuar në temën, algoritmet e Inteligjencës Artificiale e nxisin Ai-Da’n të marrë në pyetje, të zgjedhë, të marrë vendime dhe përfundimisht të krijojë një pikturë. Është një punë e mundimshme, kërkon më tepër se pesë orë për një pikturë.

Roboti humanoid do të vizatojë edhe në Bienalen e Venecias.

Pos që di të flasë, Ai-Da di edhe të pikturojë.