Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Agjencitë federale në SHBA paralajmërohen pas sulmit kibernetik

Agjencive civile federale në SHBA iu është thënë të shkyçën nga SolarWinds, një softuer i rrjetit kompjuter që po shënjestrohet nga hakerët, shkruan BBC.

SHBA-ja nuk e ka identifikuar publikisht se nuk qëndron prapa sulmit kibernetik që ka ndodhur në Departamentin e Thesarit dhe në disa agjenci tjera federale.

Në urdhërim, Agjencia e SHBA-së për Siguri Kibernetike (Cisa), ka thënë se hakimi i fundit ka potencial të lartë për të kompromentuar sistemet qeveritare.

Firma e teknologjisë SolarWinds, që ka dizajnuar pajisjen, ka thënë në Twitter se përdoruesit e platformës së saj Orion duhet të azhurnohen menjëherë për t’iu adresuar një “cenueshmërie të sigurisë”.