Një drejtor i Twitterit e ka pyetur shefin e kësaj kompanie, Elon Musk, se a e ka hequr nga puna apo jo.
Halli Thorleifsson tha se nëntë ditë pasi iu hoq qasja në kompani, nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar nëse është hequr nga puna, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Pyetjen, Muskut vendosi t'ia bënte direkt në rrjetin social, ndërsa CEO i kompanisë amerikane nuk hezitoi t'iu përgjigjej.
“Çfarë punë ke bërë”, shkroi Musk, ndërsa ai tha se i ka bërë “të gjitha produktet aktuale”.
Krejt vonë, Thorleiffson mori një email nga kompania që njoftonte se është larguar nga puna.
Halli Thorleifsson, 45-vjeçar, ishte drejtor i dizajnimit të produkteve në Twitter. Ai tha se puna që bënte ishte e lodhshme dhe shumë stresuese.
-
Pas përgjigjes epike, Elon Musk i kërkon falje punëtorit të shkarkuar të Twitterit
-
Elon Musk pranon të dorëhiqet nga Twitteri
-
Musku vazhdon të largojë staf nga Twitteri
-
Pas ultimatumit të Elon Muskut, punonjësit e Twitterit nisin të largohen
-
Ish-punëtori i Twitterit fiton mbi 550 mijë euro dëmshpërblim për shkarkim të padrejtë