Tech

Zbulohen specifikat e Moto E5 Plus

Motorola do të lansojë serinë e re G6 javën e ardhshme.

Tani, në uebfaqen e njohur Geekbench është shfaqur modeli Moto E5 Plus, ku janë zbuluar disa nga specifikat e tij kyçe, transmeton Koha.net.

Procesori, i listuar si msm8937 është Snapdragon 430 nga Qualcommi, në kombinim me 3 GB RAM memorie. Po ashtu, Moto E5 Plus pritet të punoj me sistemin operativ Android.

Gjithashtu, dihet se Moto E5 Plus do të ketë raportin e ekranit prej 18:9 dhe skanerin për gishtërinj, i cili do të jetë i vendosur nën logon e Motos në pjesën e pasme të telefonit.

Image