Tech

Alcatel prezanton serinë e re të telefonave

Pas prezantimit të telefonit të ri 1X dhe dy tabletëve të rinj 1T, kompania e njohur Alcatel ka prezantuar edhe serinë e re të telefonave - “3”.

Seria e re “3” përbëhet nga tre telefona të rinj, transmeton Koha.net. Të tre këta telefona vijnë me raport të ekranit prej 18:9, kamerën kryesore të dyfishtë, skanerin për gishtërinj në pjesën e pasme si dhe me veçorinë Face Key, e cila mundëson të hapet telefoni me një shpejtësi prej gjysmë sekonde.

Alcatel 3V

Image

Ky model vjen me ekran 6-inç IPS me rezolucion prej 1080 pikselë dhe xhamin mbrojtës 2.5D. Ky është modeli më i hollë i kësaj serie, me dimensionet prej 162 x 76 x 8.05mm. Vjen me kamerën kryesore të dyfishtë (12 + 12 megapikselë) dhe atë të përparme prej 5 megapikselë me blic LED.

Gjithashtu, 3V vjen me procesor MediaTek MT8735A me katër bërthama, 2 GB RAM memorie dhe 16 ose 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, baterinë prej 3,000 mAh si dhe punon me sistemin operativ Android Oreo, shkruan GSM Arena. Çmimi i tij është 190 euro dhe në dispozicion është me ngjyrë të zezë, kaltër ose ari.

Alcatel 3X

Image

Alcatel 3X vjen me ekran 5.7-inç me rezolucion prej 720 pikselë, baterinë prej 3,000 mAh, kamerën kryesore të dyfishtë (13 + 5 megapikselë) dhe atë të përparme prej 5 megapikselë me blic.

3X, po ashtu, vjen edhe me procesor MT6739 me katër bërthama si dhe punon me sistemin operativ Android Nougat. Ky model, në version bazë vjen me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme (me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD), si dhe në dispozicion është edhe në version me 3 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme, përcjell Koha.net. Ai do të jetë në dispozicion për shitje nga muaji i ardhshëm me çmim prej 180 euro me opsione për ngjyra të njëjta sikur modeli 3V.

Alcatel 3

Image

Modeli bazë i serisë së re, Alcatel 3 punon me sistemin operativ Android Oreo dhe procesor të njëjtë sikurse 3X, si dhe vjen me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme. Po ashtu, punon me baterinë prej 3,000 mAh.

Alcatel 3 do të jetë në dispozicion nga muajin i ardhshëm me çmim prej 150 euro, dhe do të vijë me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë me blic.