Tech

Kështu duket Asus ZenFone 5 Lite

Kompania e njohur Asus së fundmi ka konfirmuar se më 27 shkurt do të prezantojë serinë e re të smartfonave, të quajtur ZenFone 5, por detajet më të hollësishme ende nuk i ka zbuluar.

Gjithashtu, së fundmi janë publikuar disa fotografi të cilat pak a shumë zbuluan dizajnin e Asus ZenFone 5, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, sot një përdorues i Instagramit me emrin Marcel Campos ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një smartfon i Asusit. Në fakt, në këtë fotografi duket se është Asus ZenFone 5 në version Lite, shkruan GSM Arena.

Për më shumë detaje rreth serisë së re ZenFone 5, mund të lexoni KËTU.

Image