Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nokia rilanson orën Steel HR

Ora Withings Steel HR janë rilansuar në markën e Nokias, transmeton Koha.net.

Kjo orë tani mund të porositet online ndërsa dërgesat e para do të fillojnë para festave të fundvitit.

Ora me pamje klasike ka sensorin për matjen e të rrahurave të zemrës dhe një sensor që tregon gjatësinë e ecjes dhe kaloritë e djegura.

Ora mund të lidhet edhe me smartfonë përmes Bluetooth, me të cilin përdoruesit njoftohen për thirrjet, mesazhet e ngjarjet.

Nokia Steel HR është rezistent ndaj ujit deri në 50 metra thellësi.

Bateria e kësaj ore ka jetëgjatësi deri në 25 ditë me përdorim normal e 5 ditë në menynë sportive.

Edhe Nokia rikthehet në treg me telefon modern dhe të “pashkatërrueshëm” Tech Nokia rikthehet në treg me telefon modern dhe të “pashkatërrueshëm”

Steel HR ka dal në shitje për 190 euro.

{gallery}