Tech

Seria Galaxy S9 do të vijë me tre modele

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke punuar shumë në përfundimin e gjeneratës së ardhshme të smartfonëve të avancuar, ku sipas raportimeve të fundit do të lansohet në mars të vitit të ardhshëm.

Seria Galaxy S9 do të përfshijë tre modele, gjë që është diçka e re për Samsungun, transmeton Koha.net. Telefonat në pyetje janë Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, si dhe telefoni i ri Galaxy S9 Mini.