Tech

OnePlus konfirmon pajisjen e re

Pas shumë javësh raportimesh dhe spekulimesh, kompania e njohur teknologjike OnePlus, ka njoftuar se do të lansojë një telefon të ri.

OnePlus 5T do të lansohet më 16 nëntor në New York.

Pajisja do të jetë në dispozicion për blerësit që nga 21 nëntori.

Kompania ka thënë se do të mbajë hapësirën e dedikuar për kabllo. Pajisja do të ketë procesor Snapdragon 835, 8GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme. Kamera kryesore do të jetë 20 MP, ndërsa ajo për selfie do të ketë sensor 16MP.

Android 8.0 Oreo do të jetë sistemi operativ i OnePlus 5T.