Shefja e Teknologjisë në OpenAI, Mira Murati, ka rrëfyer momentin kur nëna e saj është përballur për herë të parë me inteligjencën artificiale.
Në një intervistë së fundmi, shqiptarja ka thënë se ishte e vështirë t’iu tregonte prindërve se me çfarë pune po merrej, derisa nëna e saj i drejtoi një pyetje “të çuditshme” robotit virtual ChatGPT.
“Ishte e vështirë t’iu shpjegoja prindërve se çfarë bëra dhe kur ChatGPT doli në 2022-n, nëna filloi të bënte pyetje duke u përpjekur ta kuptonte. Tha ‘mirë, a mund të pyes diçka?’. Motra i tha ‘po, pyet çdo gjë’. Dhe pastaj ajo kërkoi ‘kur do të martohet Mira’. Motra iu përgjigj ‘epo, mami kjo nuk është magji. Është ende inteligjencë artificiale’”, ka deklaruar Murati.
Mira Murati ka shënuar arritje të jashtëzakonshme në botën e inteligjencës artificiale, duke u bërë shqiptarja e parë që punon në një kompani të tillë amerikane.