Tech

Përditësohet ChatGPT

Mira Murati - Inteligjenca artificiale

Mira Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1988. Ajo kishte fituar një bursë në shkollën e mesme për të studiuar në Kanada, e më pas studioi për inxhinieri. Para se të fitonte një vend pune në OpenAI, Murati ka punuar në një kompani ajrore, e në Tesla ku mbajti pozitën e menaxheres së lartë për modelet e veturave X. Në kompaninë për inteligjencë artificiale, Murati drejtoi lansimin e platformës ChatGPT. Për pak kohë ka qenë edhe udhëheqëse e kompanisë

OpenAI ka shkuar një hap tutje sa i përket inteligjencës artificiale Së fundmi është lansuar modeli GPT-4o mini, i platformës ChatGPT, duke iu mundësuar përdoruesve të shfrytëzojnë rezultate më të sakta dhe me cilësi më të lartë.

Ky model mund të shfrytëzohet nga krijuesit e uebfaqeve duke përdorur dhe krijuar chatbote sipas kërkesës private.

VIDEO:

Pra, modelin e ChatGPT mund ta integroni në platformën tuaj online, duke e shfrytëzuar për biseda me robotin virtual dhe marrjen e përgjigjeve në kohë rekorde.

Ky ndryshim është bërë i ditur nga shqiptarja Mira Murati që është drejtoreshë e Teknologjisë brenda OpenAI.

Murati pati paralajmëruar modele të shumta të ChatGPT-së që do të lansohen kohë pas kohe.

LEXO EDHE: