Samsungu përgatit kamerën e re 360 shkallësh

Samsungu përgatit kamerën e re 360 shkallësh

02 September 2017 11:14

Kamera Gear 360 është në shitje prej para disa muajsh, por Samsungu tashmë është duke punuar në modelin e ri.

Gjiganti teknologjik pa shumë pompë e ka dorëzuar kërkesën për trademarkun për “360 Round”, duke lënë të kuptohet kështu mundësinë e krijimit të një tjetër kamere VR.

Nuk ka indikacione për harduerin e mundshëm që do të ketë kjo kamerë, por modeli RM-R260 (Gear 360 kishte numrin RMR210) sugjeron që bëhet fjalë për një kamerë të përafërt me Gear 360, përcjell Koha Ditore.

Emërtimi “Round” sugjeron që ndoshta do të bëhet fjalë për një pajisje sferike më kompakte.

Tani për tani nuk dihet se në cilin nivel të zhvillimit gjendet 360 Round, por ka mundësi që kamera e re e Samsungut të mos paraqitet para vitit 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme