Tech

Instagrami synon ta luftojë “shantazhin seksual” me përditësimet e reja

Instagram

Instagrami do të fillojë testimin e mjeteve të reja brenda javësh për të luftuar “sextortionin”, një formë shantazhi që përfshin foto intime të dërguara në internet, shkruan BBC.

Përditësimet përfshijnë “mbrojtjen nga lakuriqësia”, e cila do të turbullojë fotot nudo në mesazhet e drejtpërdrejta. Do të aktivizohet si parazgjedhje për moshat nën 18 vjeç.

Në testime do të përfshihen edhe format e reklamimit të cilat do t’i drejtojnë për ndihmë viktimat e mundshme nga “shantazhi seksual”.

Qeveritë në mbarë botën kanë paralajmëruar për kërcënimin në rritje ndaj të rinjve nga “shantazhi seksual”.

Zakonisht fotografitë nudo keqpërdoren për të kërkuara para ose për kërcënime të tjera.

Të mërkurën, dy nigerianë u deklaruan fajtorë për zhvatjen seksuale të djemve të rinj në SHBA, njëri prej të cilëve kreu vetëvrasje.

Ka edhe raste ku pedofilët i shfrytëzojnë fotografitë nudo për t’i detyruar fëmijët për seks.