Tech

BTC-ja arrin rekord të ri

Descriptive Text

Kriptovaluta më e madhe, Bitcoin, ka arritur vlerën më të lartë në histori të hënën, duke shembur çdo pikëpyetje që ka mbizotëruar mbi kriptovalutat qe dy vjet.

BTC-ja, kriptovaluta e parë, po tregtohej me çmim prej 68 mijë e 791 dollarësh, duke kaluar rekordin e mëhershëm prej 68 mijë e 789 dollarësh të arritur më 10 nëntor 2021, shkruan CNN.

Përgjatë muajve të fundit, bitcoini është përballur me rregullatorët amerikanë që i kanë hapur rrugë tregtimit si aset digjital.

Në 12 muajt e fundit, kjo valutë është rritur për më shumë se 200 për qind.