Tech

Bitcoini vazhdon “të shpërthejë”, i afrohet rekordit

Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, po shkon drejt nivelit të saj historik, ndërsa kriptovalutat kthehen sërish në aksion, shkruan The Guardian të enjten.

Bitcoini vazhdoi rritjen edhe sot dhe u rrit me 4 për qind, duke kaluar vlerën mbi 63 mijë dollarë.

Kjo e vë Bitcoinin në horizont për të thyer rekordin e nëntorit të vitit 2021, kur kapi vlerën gati 69 mijë dollarë. Gjatë vitit 2022, pati rënie.

Fitimet e Bitcoinit në javët e fundit janë nxitur nga lëshimi i ETF-ve të reja të Bitcoinit, të miratuar nga rregullatorët amerikanë muajin e kaluar, të cilat e bëjnë më të lehtë tregtimin e kriptovalutës.

Këto ETF po blejnë Bitcoin – me një ritëm më të shpejtë se sa po krijohen. Kjo po e rrit çmimin. Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në rritje.