Facebook, Instagram dhe disa rrjete tjera sociale kanë qenë jashtë funksionit për disa minuta.
Facebook, për herë të dytë gjatë kësaj jave bëri të pamundur kyçjen për thuajse më shumë se 40 minuta, transmeton Koha.net.
Mbetet e paqartë arsyeja që po shkakton këtë problem, edhe pse gjatë javës së kaluar është raportuar se Facebook-u është duke u përballur me një problem të madh.
Raportohet se këtë problem e kanë pasur gjithë Britania e Madhe, SHBA dhe disa pjesë të Evropës.