Tech

Australia me ndryshim të ligjit për të rregulluar pagesat digjitale

Qeveria e Australisë ka njoftuar të hënën se do ta ndryshojë ligjin për të rregulluar pagesat digjitale si Apple e Google Pay dhe shërbime të tjera të pagesave digjitale nën të njëjtën ombrellë rregullatore, si kartat e kreditit dhe pagesat e tjera.

Legjislacioni, i përmendur për herë të parë muajin e kaluar, do të zgjerojë legjislacionin që fuqizon Bankën e Rezervave të Australisë për të rregulluar pagesat në mënyrë që të zbatohet për teknologjinë e re dhe atë në zhvillim.

"Po modernizojmë sistemin e pagesave të Australisë për të siguruar që ai të përmbushë nevojat e ekonomisë sonë tani dhe në të ardhmen”, ka thënë Jim Chalmers, nga Thesari i Australisë. "Ne duam të sigurohemi që përdorimi në rritje i pagesave digjitale të ndodhë në një mënyrë që ndihmon në promovimin e konkurrencës, inovacionit dhe produktivitetit më të madh në të gjithë ekonominë tonë”, ka shtuar ai.

Sipas zyrës së Chalmersit, legjislacioni do të futet në fuqi të mërkurën ose të enjten.

Dy të tretat e australianëve të moshës nga 18 deri në 29 vjeç përdorin pagesa celulare. Para pandemisë ishte më pak se 20 për qind.