Tech

Apple identifikon problemet që po e shkaktojnë ngrohjen e iPhonëve 15

 

Apple të shtunën ka thënë se ka identifikuar disa probleme tek iPhonet 15. Defekti ka të bëjë me softuerin IOS 17 i cili, sipas kompanisë, do të rregullohet në një përditësim të ardhshëm.

Pas ankesave se telefonat e rinj po ngrohen shumë, Apple ka njoftuar se pajisje ngrohet ditët e para, pas konfigurimit të pajisjes për shkak të rritjes së aktivitetit.