Autoritetet franceze kanë marrë një përditësim të softuerit nga kompania Apple për iPhone 12, pas pezullimit të shitjes së telefonave në fillim të këtij muaji për shkak të dyshimeve për probleme me rrezatim, raportoi Reuters.
Apple është zotuar ta përditësojë softuerin për ta zbutur mosmarrëveshjen mbi nivelet e rrezatimit nga ky lloj i telefonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFranca ka kërcënuar se do të kërkojë tërheqje të produktit nëse Apple do ta refuzojë të bëjë përditësim të softuerit.
Apple ka kundërshtuar më herët gjetjet franceze, duke thënë se iPhone 12 është certifikuar nga shumë organe ndërkombëtare në përputhje me standardet globale, por tha më 15 shtator se do ta lëshojë një përditësim softuerësh për të përshtatur metodat e testimit të përdorura në Francë.
Paralajmërimi i rrezatimit në Francë u bazua në rezultatet e testeve që ndryshojnë nga ato të kryera në vendet e tjera.